TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Mars 2026, 13:29

Berisha akuza Ramës: E lakmojnë edhe ajatollahët, i mbylli dyert e integrimit në BE

Shkruar nga Pamfleti
Berisha akuza Ramës: E lakmojnë edhe ajatollahët, i mbylli dyert
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë për mediat këtë të enjte ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, sa i takon çështjes së imunitetit të ish-zëvendëskryeministres Belinda Ballukut.

Sipas Berishës, Rama de facto i mbylli dyert integrimit europian me vendimin për Ballukun.

“Prej dy javësh, Edi Rama përpiqet të varrosë krimin e tij më të shëmtuar, vendimin për bllokimin e hetimit dhe arrestimit të Lubi Ballukut për shkak se është vetë direkt autor i dosjes, ose protagonisti kryesor i dosjes. Siç e shikoni, emri Balluku, është i ndaluar të përdoret në studiot televizive.

Nuk ekziston më në asnjë lajm, në asnjë debat, në asnjë koment akti më i rëndë në historinë e pluralizmit në Shqipëri. Grushti i shtetit, akti në të cilën Edi Rama, mori publikisht para shqiptarëve dhe komunitetit shqiptar të gjitha pushtetet në një dorë. Akti përmes të cilit ai asgjëzoi një institucion, i ngarkuar për akuzën e zyrtarëve imunitarë, në rast se ata përfshihen në vepra korruptive. Akti me të cilin ai de facto i mbylli dyert integrimit europian, të Shqipërisë dhe shqiptarëve është shkalla më e lartë e censurës që do ia kishin lakmi edhe ajatollahët e Teheranit.”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje