Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar që të mos përdorë parlamentin për të shtyrë debatet dhe të respektojë afatet ligjore.
Sipas tij, shmangia e përballjes me opozitën në Kuvend lidhet me mungesën e vullnetit për të dhënë llogari dhe transparencë para qytetarëve. Berisha akuzoi gjithashtu se parlamenti po përdoret për të mbrojtur qeverinë nga kritikat dhe për të shmangur diskutimet mbi çështje të rëndësishme.
“Të dashur qytetarë që ndiqni këtë parlament të shndërruar në mburojën më të turpshme në histori të vjedhjes së shqiptarëve. Këtë parlament që për herë të parë parlamentarizëm pluralist, mbron në mënyrën më antidemokratike vjedhjet e Edi Ramës dhe klanit të tij.
Nuk shtyhen debatet more zotëri, kanë afate. Shtyhet se Rama nuk do parlament, sepse nga ky parlament qytetarët presin transparencën e vjedhjeve të tij. E shumëzoni parlamentin me zero. Dilni pa asnjë rregullore, nuk respektoni as kushtetutën. Si ka mundësi të jeni kaq të dobët para ligjit?”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje