TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Prill 2026, 10:49

Bardhi i përgjigjet Ballës: Keni rrëzuar 23 ligje për integrimin, nuk na përfshini në proces! 

Shkruar nga Pamfleti
Bardhi i përgjigjet Ballës: Keni rrëzuar 23 ligje
Gazment Bardhi

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, akuzoi kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, për shkelje të Rregullores në lidhje me afatet e mocionit me debat të kërkuar nga opozita.

Bardhi deklaroi se Kuvendi nuk ka respektuar detyrimet procedurale për caktimin e datës së mocionit, duke e shtyrë përtej afatit maksimal prej 30 ditësh të parashikuar në nenin 89, pika 2 e Rregullores. Ai e lidhi këtë vendimmarrje drejtpërdrejt me kryetarin e Kuvendit, duke e cilësuar si përgjegjësi personale.

Në të njëjtën kohë, Bardhi ngriti çështjen e mungesës së informacionit për listën e ligjeve që lidhen me procesin e përafrimit me legjislacionin e Bashkimit Europian. Sipas tij, opozita e ka kërkuar këtë listë më shumë se 10 herë në Konferencën e Kryetarëve, por Kuvendi nuk e ka vënë në dispozicion.

Përplasja u thellua pas deklaratës së kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili pretendoi se opozita nuk ka miratuar asnjë nga 23 ligjet e integrimit. Bardhi kundërshtoi këtë pretendim, duke argumentuar se opozita nuk ka pasur dijeni për përfshirjen e këtyre ligjeve në kuadrin e integrimit për shkak të mungesës së transparencës.

“Kërkesa ë sapo hodhët në votim që është propozim i juaji personal, është në shkelje të rregullores së Kuvendit. Rregullorja, pika 2 e nenit 89 e rregullores ju detyron që të propozoni kur nuk ka mirëkuptim, t’i propozoni një datë jo më vonë se 30 ditë. Se di se si matematika juaj e llogarisni 30 ditë, 5 muaj. Dhe ju thoni që mocioni të zhvillohet në javën e parë apo të dytë, të tretë të majit. Kjo është shkelja juaj personale. Për të vijuar me atë listën që tundi kolegu, është fakt se kur opozita ka kërkuar një gjë elementare nga Kuvendi, të na vërë në dispozicion listën e draft-ligjeve që do të duhet të miratohen për integrimin. E kemi kërkuar më shumë se 10 herë në Konferencën e Kryetarëve. Na është mohuar transparenca për të ditur se cilët janë këto ligje”, u shpreh ai. 

kuvendi gazment bardhi

Lini një Përgjigje