Politike 9 Dhjetor 2023, 14:31

Berisha akuza SPAK: Kanë bërë gjithçka për të mbrojtur Ramën dhe Veliajn, do t'i përgjigjemi nesër siç e meritojnë!

Shkruar nga Pamfleti
Berisha akuza SPAK: Kanë bërë gjithçka për të
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot në një konferencë për mediat për aferën e inceneratorëve, ku mbrëmë SPAK lëshoi 15 urdhër-arreste, por pa prekur Erion Veliajn.

Berisha sulmoi SPAK, ku tha se kanë bërë gjithçka për të mbrojtur Ramën dhe Veliajn.

"Do t'i japim përgjigje pikë për pikë, - theksoi Berisha gjatë konferencës për shtyp.

"Sipas gjykatëses dhe SKAP-it, fajin na e paskan tani këta ushtarët këtu poshtë që kanë propozuar 8 përqindëshin, në një kohë kur Edi Rama kishte shkresën e Felajt, që thoshte se nuk mund të jepet asnjë pikë sepse kompania nuk ekziston.

Nëse komania nuk ekziston, duhej të ishte vetëm në mendjen e Edi Ramës, se njeri në botë që mund të impononte kryeministrin të firmoste për një kompani që nuk ekziston, nuk ka. Por kur janë në lojë interesa madhore, fantazia bëhet realitet dhe ai firmos.

Edhe kjo merret me Lefterin, me ministrat, por nuk thotë Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Artur Metanin.

Këta ishin tre personat që e hiqnin menjëherë nga rendi i ditës dhe e hidhnin në kosh propozimin.

E para, ta supozojmë se nuk kishin njoftim, ata janë të detyruar të verifikojnë. Por ata kishin një njoftim nga një ministre që u thotë. Si ministre ajo nuk ka firmosur, ka vënë të firmosë Rovena Vodën, shefen e kabinetit. Nuk ndodh kurrë. Të firmosë për ministren, shefja e kabinetit, kjo vetëm me Edi Ramën ndodh.

Vetë nuk firmosi kur firmosën ministrat, në Këshill të Ministrave ajo e ka çuar shkresën, ka larë duart.

Por Edi Rama nuk e ka përfillur. I vetmi urdhër që i është dhënë Vodës të firmosë pse nuk firmos Felaj, ka bërë që ajo të firmosë nga Edi Rama. Gjithçka do të thotë se është Edi Rama strumbullari i këtij bonusi. 

Të njoftojnë si kryeministër, të thonë që nuk ekziston dhe ti firmos? Ti kryen një krim për vendin tënd.

Dhe këtej dalin tani Arben Kraja, Dritan Prençi dhe gjykatësja që fshihet pas krimit, këta kanë kryer një krim po kaq monstruoz, këta të tre.

Nuk thonë që Edi Rama megjithëse kishte dijeni, e firmosi.

Nuk thonë që Erion Veliaj mashtroi, se nëse nuk mashtronte Veliaj se do paguhen 91 milionë euro nga qarku i Tiranës dhe Bashkia e Tiranës, ajo nuk kalonte kurrsesi. Ministria e Financave e hodhi poshtë 5 herë atë.

Nuk thonë. Është gjithçka se si të mbrojnë Erion Veliajn pasi ai me Edi Ramën është aksioner kryesor në këtë aferë. Por SKAP-it do i përgjigjemi nesër. Ta studiojmë me vëmendje dacibaon e tyre dhe do u përgjigjemi siç e meritojnë."-tha Berisha.