Politike 9 Dhjetor 2023, 11:58

Vota e Shqipërisë në OKB, Tritan Shehu: Kundërshtuam SHBA-në, gabim trashanik!

Shkruar nga Pamfleti
Vota e Shqipërisë në OKB, Tritan Shehu: Kundërshtuam
Tritan Shehu

Deputeti i PD Tritan Shehu ka reaguar lidhur me vendosjen e vetos nga SHBA ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që bënte thirrje për një armëpushim humanitar të menjëhershëm në Gaza.

Sipas deputet të Partisë Demokratike, Tritan Shehu kjo votë e Shqipërisë është një gabim i përsëritur e trashanik, që bie ndesh me interesat e vendit tonë.

Rama ka humbur orientimin gjeostrategjik! Disa orë më parë në Këshillin e Sigurimit të OKB vota e Shqipërisë ishte krejt e kundërt me atë të ShBA! Nuk ishte as abstenim… Një gabim i përsëritur e trashanik, ndesh me interesat tona.

Kjo, ashtu si qartësova në postimin e mëparshëm, është në lidhje me Rezolutën e paraqitur nga Emiratet e Bashkuara për luftën në Gaza!

Një votim i rëndësishëm, por realisht i dështuar pa filluar ky, për të cilën ne duhet të bashkonim votën tonë me ShBA.

Ashtu si për të gjitha qëndrimet në lidhje me Lindjen e Mesme, e me gjerë për qëndrime gjeopolitike e gjeostrategjike! Ku ne duhet të ndjekim SHBA!”, shprehet ai.

tritan shehu shba veto armëpushim votim izrael gaza