Politike 9 Dhjetor 2023, 12:32

Aksioni i SPAK për inceneratorin e Tiranës, Tedi Blushi: Taulant Tusha është krahu i djathtë i Erion Veliajt

Shkruar nga Pamfleti

Aksioni i SPAK për inceneratorin e Tiranës, Tedi Blushi: Taulant Tusha

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar lidhur me hetimet e SPAK për inceneratorin e Tiranës, ku gjatë mbrëmjes së djeshme u lëshuan 15 urdhër-arreste, për drejtorë dhe funksionarë të bashkisë së Tiranës.

Njëri prej tyre është edhe drejtori i Shërbimeve Publike në Bashkinë Tiranë dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit Drejtues të UKT, Taulant Tusha, i cili njihet gjithashtu edhe për miqësinë e ngushtë me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Dhe duke marrë shkas, Blushi ka publikuar një foto-denoncim që sipas tij, është tregues që Tusha nuk është i vetëm në këtë aferë.

“Një foto sa një mijë fjalë: Dy kamberë në një derë (burgu)!

Erion Veliaj dhe krahu i tij i djathtë tek inceneratori i Tiranës, Taulant Tusha!

Vetëm në një sistem të ndërtuar për të mos bërë drejtësi, por vetëm goditje propagandistike me regji, mund të besohet se Taulanti ka ngrënë kumbulla dhe dardha pas shpinës së Lalit", shkruan Blushi në Facebook.

Pas 15 urdhërarresteve të lëshuara nga SPAK një ditë më parë lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës, janë arrestuar Taulant Tushe, Namik Simixhiu, Bledar Karoli, Jetmir Llapaj.

tedi blushi veliaj