Politike 4 Shtator 2023, 10:46

Berisha bashkëpunim me Bardhin kundër Bashës: Pranoj ftesën, nesër do të jem në takim!

Shkruar nga Pamfleti
Berisha bashkëpunim me Bardhin kundër Bashës: Pranoj ftesën,
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njohur Gazment Bardhin në krye të grupit parlamentare të PD-së, pavarësisht se Lindita Nikolla njoftoi në seancën e sotme parlamentare se kreun e grupit e ka Lulzim Basha.

Pas përfundimit të seancës parlamentare, ai tha se i përgjigjet pozitivisht ftesës së Bardhit për të marrë pjesë në takimin e thirrur më 5 shtator.

“Po do të marrim pjesë. Ne shkojmë aty dhe do të marrim pjesë. Kjo është…ftesa është…e konsiderojmë hap pozitiv. Negociata apo bashkim? Do i mësoni të gjitha në kohën e duhur. Ne i përgjigjemi pozitivisht ftesës” tha ai.

 

basha berisha bardhi