
Ka nisur sesioni i ri parlamentar i legjislaturës së X ka nisur me fjalën e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, e cila ndër të tjera vlerësoi një prioritet të punës parlamentare integrimin europian të Shqipërisë.
Nikolla theksoi se integrimi europian mbetet prioritet për veprimtarinë e Kuvendit shqiptar.
Ajo gjithashtu ka njoftuar në Kuvend se kreu i Grupit të PD është Lulzim Basha, pasi nga kjo detyrë u shkarkua Gazment Bardhi.
“Sot në orën 9 kam marr një njoftim nga PD e cila më drejtohet që në zbatim të rregullores së parlamentit, më vënë në dijeni se kryetari i grupit është Basha”, tha Nikolla.
Ky njoftim ka revoltuar Gazment Bardhin i cili nga salla e Kuvendit ka replikar me Nikollën.
Bardhi tha se ta harrojë që PS, Rama dhe Veliaj do zgjedhin kreun e grupit të PD.
“Ju mund të talleni me qytetarët, mund të jeni tall edhe me opozitën për shkak të konflikt, por ta harroni se do vijë dita kur kreun e grupit të PD ta zgjedhë PS. Atë ditë, ti para dhe pas teje Rama ti bëni llogaritë mirë. Ke një rregullore parlamenti që lexon njoftime të grupeve parlamentare, jo të partive politike, ta kryejnë aktivitetin jashtë kësaj salle, në këtë sallë ka deputetë të grupit të PD që vendosin se kush është kreu i grupit të PD. E kuptoj se disa kanë vendosur të bëhen qesharakë, ju kanë përfshirë edhe juve por mosprovokoni deputetët e opozitës. Ky është një paralajmërim i thjeshtë dhe qytetar. Veliaj dhe Rama nuk e caktojnë dot kreun e grupit të PD”, tha Bardhi.
“Fakti që situata në PD është konfuze,. Qesharak bëheni ju që nuk dini si zgjidhet kreu i grupit dhe sillni këtu dy tre përfaqësues. Jeni konfuz”, ia përgjigj Nikolla.
Pas vendmit gjithashtu Gazment Bardhi dhe deputetë të tjerë ia kanë plasur të qeshurit.
Pak më vonë, Bardhi dhe Basha janë parë duke debatuar me tyre, pasi janë ulur pranë, ndërsa të dy deputetët duken të acaruar me njëri-tjetrin.
Ndërkohë, kreu i grupit të PS do jetë Bledi Çuçi.
Ky është sesioni i pestë të legjislaturës së 10 në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo rinisje e punimeve të Kuvendit vjen me ndryshime në grupet parlamentare, me socialistët që do te kenë një drejtues të ri dhe kampet e PD-së që vijojnë të bashkohen disa e të ndahen disa të tjerë mes tyre.
Nga java e parë e shtatorit e në vijim, në fokus të diskutimit do të jenë një serë projektligjesh të rëndësishme, disa prej tyre të mbartura nga sesioni i kaluar. Ligji për bashkëpunëtorët e ish sigurimit, do të jetë prioritet për socialistët, ku personat të cilët provohen nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit se kanë qenë bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit nuk do të mund të zgjidhen më në asnjë post të rëndësishëm e aq më pak të kandidojnë për deputet apo kryetarë bashkie. Kjo pikë i ka kaluar komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore.
Një pikë shumë e rëndësishme është zgjedhja e emrit të ri të Avokatit të Popullit, pasi në mazhoranca dhe opozita nuk gjetën dakordësi gjatë vitit të kaluar.
Procedura do të rinisi edhe njëherë nga e para, ndërsa më herët, në cilësinë e kreut të grupit socialist Taulant Balla u shpreh se afati i opozitës kaloi, tanimë mazhoranca do të dëgjoj të gjitha grupet e interesuara për t’i dhënë vendit një figurë dinjitoze.
Pavarësisht kësaj deklarate të gjitha palët duhet gjejnë gjuhën e përbashkët, pasi për miratimin në parlament kërkohen 84 vota pro.
Dy nisma të tjera të rëndësishme që do të jenë prioritet për qeverinë janë edhe amnistia fiskale dhe pasaportat e arta. Pavarësisht se të dyja propozimet janë kundërshtuar nga ndërkombëtarët, Socialistët shprehen të vendosur për t’i shkuar deri në fund zotimit të tyre. Në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 Majit, në këtë sesion të ri parlamentar pritet të mos mungojnë as debatet mes forcave politike.
Kuvendi i zhvillon punimet vjetore kalendarike në dy sesione. Sesioni i parë i punimeve të Kuvendit fillon të hënën e tretë të janarit, ndërsa sesioni i dytë të hënën e parë të shtatorit.