
Ish-kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, në seancën e parë plenare për këtë sezon, tha se Kuvendi është antikushtetues.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që “t’i shkurtojnë ditët një parlamenti antikombëtar” teksa u shpreh se vetëm Kuvend shqiptar nuk mund të quhet.
“Si mund të dalësh këtu dhe të lexosh një raport të tillë? Fund e krye mashtrime. Parlamenti nuk shpreh më interesat e shqiptarëve ndaj u ftoj që t’i shkurtojmë jetën dhe ditët një parlamenti antikombëtar, që refuzon të dënojë gjenocidin serb, që vetëm shqiptar nuk mund të quhet”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje