TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Mars 2023, 15:01

Berisha e pranon hapur se nuk e do bashkimin e PD: Nuk mund të bashkëpunoj me Alibeajn, i shërben Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Berisha e pranon hapur se nuk e do bashkimin e PD: Nuk mund të

Berisha e ka deklaruar hapur se e ka më të lehtë të bashkëpunojë me Ilir Metën sesa me demokratët.

Berisha në mbledhjen e grupit tha se Alibeaj kërkon të futet në zgjedhje me vetëm një qëllim, të ndihmojë Edi Ramën. Berisha tha se nuk mundtë ketë besim tek kandidatët e Alibeajt se nuk do zbatojën urdhrat e Edi Ramës, duke u ndalur tek Agron Kapllnaj, kandidati i Alibeajt për Mallkastrën. Berisha e akuzoi atë se merr tendera nga Rama e Veliaj, ndërsa e cilësoi si ‘Pallat Kapllani’.

Të marrësh përsipër për të kandiduar vetëm për të dëmtuar opozitën, për të dëmtuar Ramën kjo përbën një akt shumë të rëndë personal. Unë nuk mund të imagjinoj që një njeri i lirë me dinjitet që ia lejon vetes. Unë nuk mund të kem besim te pallat kapllani, që numëron në listë 90 e ca tendera nga qeveria, tani së fundimi edhe nga Veliaj, s’do jetë i detyruar të zbatojë urdhrat. Kam besim te qytetarët, demokratët që do bashkohen do i trajtojnë këtë individë si paterica të Ramës dhe do i japin përgjigjet e merituara. Rama është në përpëlitjet e fundit”, tha Berisha. 

 

berisha alibeaj pd

Lini një Përgjigje