Politike15 Mars 2023, 13:58

Përplasje të forta në PS për kandidatët e 14 majit/ Pas Mirditës, tensione edhe në Sarandë; baza kundër Klosit

Shkruar nga Pamfleti

Përplasje të forta në PS për kandidatët e 14 majit/ Pas

Ndonëse vëmendja është përqendruar te konflikti brenda PD, dalë nga dalë po i del tymi edhe PS-së. Kandidatët për kryebashkiakë kanë shkaktuar tensione në disa degë të kësaj partie. Pak ditë më parë plasi konflikti në degën e PS në Mirditë. Disa anëtarë ishin kundër kandidaturës së Ndrec Dedës dhe madje u raportua dhe për përplasje fizike.

Por duket se e njëjta gjë ka ndodhur dhe në Sarandë. Mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste në Sarandë mbrëmjen e së martës është shoqëruar me tensione dhe debate të ashpra.

Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura, ku u diskutua mbi përgatitjet për zgjedhjet e 14 majit, pjesa dërrmuese e anëtarëve të Asamblesë së PS, mbi 90% e tyre, kanë dalë në mbështetje të kandidaturës së kryetarit aktual të bashkisë, Adrian Gurma duke dalë kundër qëndrimit të të deleguarit Blendi Klosi, i cili mbështeti kandidaturën e Oltion Çaçit.

Mësohet se ata e kanë quajtur “kandidaturë të importuar atë të Oltion Çaçit”, i cili sipas tyre nuk ka asnjë lidhje me Sarandën. Sipas tyre ai është nga Tepelena. Pra duket se situata në PS nuk është dhe aq e qetë sa duket.

saranda debate ps