Politike15 Mars 2023, 14:29

La PD jashtë zgjedhjeve, kreu i KQZ: Vendimi s'ishte i vështirë për t'u marrë!

Shkruar nga Pamfleti

La PD jashtë zgjedhjeve, kreu i KQZ: Vendimi s'ishte i

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi thotë se vendimi për të lënë jashtë zgjedhjeve të 14 majit Partinë opozitare më të madhe në vend nuk ishte vendim i vështirë për t'u marrë.

Celibash tha se këtë situatë e  paralajmëroi rreth një muaj më parë. Dje Celibashi e vlerësoi kusht të panegociueshëm për të regjistruar PD-në në zgjedhje, deklaratën solemne të angazhimit me firmë të Lulzim Bashës, pasi edhe pse ka dhënë dorëheqjen në mars të 2022, është ai figuron në Gjykatën e Tiranës ende si kryetar.

PD e Alibeajt e ka ankimuar në KAS vendimin e Celibashit dhe kërkesën do ta shqyrtojë relatori Koli Bele.

Kreu i KQZ më tej tha se është i bindur në vendimin që ka marrë.

“Unë jam katërcipërisht i bindur për atë vendimmarrje që është rrjedhojë e një vlerësimi në të gjithë germën dhe frymën e Kodit Zgjedhor. Unë jam i detyruar të tregoj të gjithë kujdesin për të vlerësuar çdo aspekt të procesit zgjedhor në përputhje me Kodin. Pasojat që prodhohen nga respektimi i ligjit nuk është çështje që e gjykoj unë. Edhe të afërm të mi thonë që ‘ti ke të drejtë por lërë s’ka gjë regjistroji’. Unë mund të jem i gabuar por për mua ligji është thelbësor”, tha Celibashi në Report Tv.

Ndërkohë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për caktimin e relatorit për ankimimin e bërë nga grupimi i Enkelejd Alibeajt në KAS.

Goglat e shortit përcaktuan relator të kërkesës ankimore të depozituar nga PD, anëtarin e KAS, Koli Bele.

Pas hedhjes së shortit KAS vendosi të mos humbasë kohë dhe të bëjë gjatë ditës së sotme shqyrtimin paraprak të kërkesës për të vlerësuar plotësimin e kritereve formale të kësaj kërkese.

Pas ezaurimit të kësaj etape, KAS do të vendosë edhe datën e mbajtjes së seancës publike për shqyrtimin e kërkesës në themel.

Shqyrtimi i kësaj ankese bëhet imediat, pasi sot në mbrëmje skadon edhe afati i regjistrimit të koalicioneve zgjedhore.

 

celibashi pd 14 maji