TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Maj 2023, 13:17

Berisha gjen alibinë e re për humbjen në zgjedhje: Rama gërshetoi narkoshtetin me stilin e Putinit

Shkruar nga Pamfleti
Berisha gjen alibinë e re për humbjen në zgjedhje: Rama
Sali Berisha

Në një konferencë për mediat këtë të enjte, ish kryeministri  Sali Berisha foli edhe njëherë tjetër për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ai ngriti akuza ndaj Edi Ramës për manipulime. Berisha u shpreh se Rama gërshetoi stilin e narkoshtetit me atë të Vladimir Putinit.

“Farsa elektorale maj 2023 dallon nga të gjitha farsat e zhvilluara nga Edi Rama, si në proporcione, ashtu dhe në cilësi. Dallon në proporcione sepse blerja e votash nuk u shfaq për herë të parë në vitin 2023, ajo është denoncuar edhe më herët, por në këtë farsë, si kurrë më parë, ndërhyrja ishte e atyre përmasave të tmerrshme saqë rrëzoi euron, monedhën më të fuqishme të Europës, në nivele që ajo nuk i kishte përjetuar kurrë më parë.

U gërshetuan dy stile, stilin e narkoshtetit me stilin Putin, i cili parakupton përdorimin e të gjitha mjeteve të tjera të shtetit për kontrollin e votës së lirë të qytetarëve dhe ndryshimin e rezultateve”, tha Berisha. Më tej, ai akuzoi se janë ndryshuar qendrat e votimit për 1,3 milionë shqiptarë. “Në dallim nga zgjedhjet e mëparshme, në këto zgjedhje u rikthye me të gjitha pasojat dhe shëmtinë e tij loja me listat e votimit, përjashtimi i zgjedhësve nga qendrat e votimit. PD e denoncoi publikisht aktin kriminal elektoral dhe ministrit të familjes së tij, Çuçi, të cilët ndryshuan qendrat e votimit të 1 milionë e 300 mijë zgjedhësve. E denoncoi këtë akt si një përpjekje brutale për t’iu mohuar të drejtën e votës sipas bindjeve politike qytetarëve shqiptarë. Dita e votimit ishte ditë e përjashtimit, më së paku, të mbi 200 mijë zgjedhësve shqiptarë. Emrat e tyre ishin transferuar në qytete të tjera, në zona të tjera”, tha Berisha.

 

berisha humbja në zgjedhje

Lini një Përgjigje