TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Maj 2023, 12:09

Zgjedhjet e 14 majit, Glover shkon në KQZ

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet e 14 majit, Glover shkon në KQZ
Audrey Glover

Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glover ka zhvilluar sot një takim me kreun e KQZ-së përreth 50 minuta. Mësohet se në dalje nga KQZ, znj.Glover nuk dha detaje, por takimi mendohet se është përqendruar te procesi zgjedhor i 14 majit dhe çështjet që lidhen me gjetjet e raportit të ndërmjetëm të ODIHR.

Ndërkohë në KQZ rreth orës 12:30 do të ketë një mbledhje ku do ketë vendimmarrje për rezultatin paraprak për kryetar të bashkisë së Rrogozhinës dhe këshillin bashkiak.

Por kështu Celibashi do të shpallë rezultatin përfundimtar për Belshin. Për këto dy bashki opozita do të ketë kontestime dhe do të përcjellin në KAS ankimimet përkatëse. Për raportin përfundimtar do të duhet më shumë kohë.

audrey glover 14 maji

Lini një Përgjigje