TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Mars 2023, 13:09

Berisha humbet betejën e parë në Apel, gjykata nuk merr vendim për kërkesën e Ivi Kasos  

Shkruar nga Pamfleti

Berisha humbet betejën e parë në Apel, gjykata nuk merr vendim

Sali Berisha ka humbur betejën e parë në Apel. Përfaqësuesi i tij Ivi Kaso kërkoi që Alibeaj të mos legjitimohet si palë në proces, por trupa gjyqësore pasi u mblodh në dhomë këshillimi vendoi të mos shprehet tani për këtë kërkesë dhe të vijojë gjyqi në themel.

Sot po mbahet në Apel seanca më e rëndësishme për PD, pasi  do të vendoset se kush do e marrë vulën. Përfaqësuesit e Berishës këmbëngulin se Alibeaj nuk duhet të jetë palë, por si duket gjykata ka vendosur të mos shprehet tani, por në fund të gjyqit.

"Ankimi duhet të mos ishte pranuar sepse nuk përmbush shkaqet. Personi nuk ishte palë në proces. Ligji parashikon qartë se çfarë është ankimi dhe gjithashtu parashikon edhe kriteret minimale që duhet të plotësohen. Ankimi është akti në të cilën palët ose palët e tjera në proces ankimojnë një vendim. Pra, që të ankimosh një vendim, duhet të jesh palë ose pjesëmarrës në proces.

Në vendimin objekt ankimi, duket qartë që palë në këtë proces ishte vetëm Partia Demokratike e Shqipërisë, palë që, pasi është njohur me arsyetimin e vendimit, nëpërmjet përfaqësuesit, Ivi Kasos, përfaqësues i Komisionit të Rithemelimit, i ka komunikuar Shkallës së Parë që ka hequr dorë nga ankimi. Pra, pala në proces ka hequr dorë nga kjo e drejt pasi kërkesa ishte pranuar e plotë dhe nuk kishte asnjë arsye për ankim”, tha Kaso.

 

gjyqi vula pd

Lini një Përgjigje