Politike 3 Mars 2023, 12:26

Protesta/ Meta i drejtohet Kryeministrisë: Nuk ndalemi deri sa të rrëzojmë Ramën!

Shkruar nga Pamfleti

Protesta/ Meta i drejtohet Kryeministrisë: Nuk ndalemi deri sa të

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka lënë zyrën e partisë dhe është nisur drejt Kryeministrisë ku do të mbahet protesta e thirrur nga aleati i tij, Sali Berisha.

Meta deklaroi sot se protestat dhe qëndresa e opozitës do të vazhdojë deri në largimin e Edi Ramës.

“Mbrojtje deri në fund e demokracisë, ky është misioni dhe do të përmbushet.

Protesta lidhet me është më ekzsitenciale të demokracisë, pluralizmit dhe natyrisht për çështjen e gjykatës, ajo ka folur, vendimi është bërë publik prej një viti.

Ne jemi të ftuar në këtë protestë dhe dinamika e saj do të tregojë angazhimin e popullit opozitar për të triumfin e revolucionit paqësor” tha ai.

Ndërkohë Berisha ishte i pari që la zyrën për t'iu bashkuar protestuesve.

Sali Berisha ka dalë nga zyra e Partisë Demokratike i shoqëruar nga deputetët Luçiano Boçi dhe Flamur Noka.

Demokratët do të ndalen para Kryeministrisë. Vetë kryeministri Edi Rama ndodhet në zyrën e tij. 

 

meta berisha protesta