Pas seancës plenare në Kuvend, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli në një deklaratë për mediat jashtë dyerve të Kuvendit.
Berisha komentoi investimet amerikane në Jug të vendit nga kompania e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner.
Berisha tha se edhe ai e ka ofruar ishullin e Sazanit tek Berlusconi, u pranua, por filloi kriza dhe nuk u realizua.
“Sa i përket Zvernecit është një çështje private me pronarët. Nuk do të jetë dhënë tokë publike. Sa i takon Sazanit, ne i mbështesim investimet Amerikane, por ky e bëri për influencë politike, por dështoi. Po të mos dështonte nuk merrte të bënte gazin e dheut Presidentin amerikan.
Sazanin edhe qeveria ime e ka ofruar. Ai ka qenë një ishull aspak i lakmueshëm, e ofroi Fatos Nano para meje, e ofrova unë, ra kriza. Mikut të shquar të kombit shqiptar Silvio Berlusconi, e pranoi por erdhi kriza financiare. Nëse bëhet unë nuk kam kundërshtim. Sazanin e ka ofruar Fatos Nano, Sali Berisha dhe janë bërë projektet nga Berlusconi, Sazanin e ofroi ky dhe ky gjeti Kushner, i cili erdhi me një fond shumë të madh, por çfarë bëri ky? Nëse marrëveshja ishte që ta firmoste para zgjedhjes së Trump, ky mashtroi dhe nuk e firmosi para zgjedhjeve”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje