Politike11 Maj 2023, 16:06

Sherri për Sarandën: përplasja fizike e Gjergj Mërkurit me Blendi Klosin

Shkruar nga Pamfleti
Sherri për Sarandën: përplasja fizike e Gjergj Mërkurit me
Blendi Klosi dhe Gjergj Merkuri

Arroganca e Edi Ramës po rrezikon seriozisht socialistët…

Thuajse në të gjitha bashkitë, ose në pjesën më të madhe të tyre nuk është situata ‘grurë’, siç po mundohet ta shesë Edi Rama, duke fshehur të vërtetën.

Në shumë prej tyre ka pasur përplasje, si pasojë e mënyrës jo transparente dhe jo demokratike të përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë bashkie nga Edi Rama.

Gjithsesi, çështja ka qenë më shumë e acaruar aty ku kryetarët në fuqi nuk kanë rikandiduar, pasi në ato bashki ku ka ndodhur kjo, nuk ka qenë mundësia e hapjes së një gare.

Një nga qarqet ku kjo përplasje ka qenë më e madhe, është Vlora, për arsye se thuajse në të gjitha bashkitë e qarkut u vendos që të mos rikandidohen kryetarët në fuqi.

Në Vlorë, ku Dritan Lelin, Edi Rama e largoi prej PS-së që në 2021-shin, ai luajti si me Ilir Metajn, deputet i PS-së, ashtu edhe me Fate Velajn e Vilma Bellon. Të cilëve u tha në mënyrë të veçantë që luftoni se ju do të jeni. E më pas solli Ermal Dredhën, pa folur fare me socialistët e Vlorës. Ndaj situata atje është problematike e ka një diskutim të fortë në degën e PS-së për arrogancën dhe mos transparencën e Edi Ramës. Ndaj kryeministri, para disa ditësh në mitingun e zhvilluar në ‘lungo mare’ tha se ‘ka deputetë të rinj, që u duket vetja kush e di se ç’janë’. Atje ka nisur gara se për kë e ka, për Ilir Metajn apo mikun e tij Fate Velajn, po sipas gjasave e ka pasur me të dy.

Në Sarandë, ndërkaq, sërish katapultoi Oltion Cacin, një biznesmen nga Golemi, pa u konsultuar me PS-në e Sarandës. Ndaj dhe kryetari i PS-së, Gjergji Mërkuri, ka sfiduar publikisht Ramën në një shenjë burrërore dhe politikisht korrekte. Ai ka kandiduar për kryetar bashkie, si i pavarur. Kjo e ka shqetësuar tmerrësisht Edi Ramën, i cili si gjithnjë ka përdorur në fillim shkopin. Ka urdhëruar drejtorët që të terrorizojnë administratën, ndërkohë nëpërmjet Blendi Klosit, ka shkuar tek njerëzit që mbështesin Mërkurin për t’u bërë presion.

Kjo situatë e tensionuar ka çuar më pas në përplasje të madhe. Në Athinë, ku Mërkuri kishte shkuar në një takim me emigrantët ja kanë behur aty kryeplaku i Pilurit dhe Blendi Klosi.

Mërkuri nuk ka pritur shumë dhe ja ka kërcitur shuplakë surratit kryeplakut të Pilurit, fshat nga e ka origjinën, dhe ka nxjerrë jashtë Blendi Klosin. Saranda, pikërisht nga kjo situatë rrezikon të humbasë, pasi logjikisht ajo është një zonë totalisht socialiste. Po nuk përjashtohet mundësia që në renditjen finale, Gjergji Mërkuri të dalë i pari. / Pamfleti

gjergj merkuri blendi klosi saranda përplasja