TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Prill 2023, 20:20

Berisha kërcënon Ramën nga Elbasani: Ky monizëm do të ketë fatin e regjimit të Enver Hoxhës

Shkruar nga Pamfleti

Berisha kërcënon Ramën nga Elbasani: Ky monizëm do të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akzua ndaj qeverisë në prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi. Ai u shpreh se më 14 maj do të shembet monizmi dhe do të instalohet demokracia.

Çfarë zhvillimesh ka pasur në 9 vite kjo ngrehinë. Ka patur një rrangallë në Papër, që herë punon e herë s’punon. Teknologji e viteve ’70, me hirin e tij toksik helmon qytetin,

Në një kohë kur biznesmenët e Elbasanit kanë paguar taksa nga 2 gjer në 5 herë më të larta se përpara. Në një kohë kur fermerët e Elbasanit kanë falimentuar njëri pas tjetrit sepse nuk kanë asnjë përkrahje nga qeveria.

Në një kohë kur universiteti mezi mbahet. Arsimi është shtetëzuar dhe është pronë e PS-së. Atëherë, çfarë ndodh. Ky monizëm duhet të pësojë fatin e të parit. Ndaj dhe këto janë zgjedhjet e jetës tonë, nga 1992 e deri më sot, më të rëndësishme. Ju jeni misionarë të përmbysjes së monizmit dhe rivendosjes së pluralizmit”, tha ai.

 

berisha elbasan

Lini një Përgjigje