
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjes së policisë gjatë protestës së opozitës. Ai tha se u hodh gaz lotsjellës pranë Xhamisë së Namazgjasë, në momentin kur besimtarët po falnin Namazin e Teravisë, në muajin e Ramazanit.
Nga protesta, Berisha mallkoi efektivët e policisë, duke deklaruar: “Zoti i vraftë për gazin në xhami”. Ai shtoi se policia ka hedhur bomba tymuese dhe gazi në kate të ndryshme të Xhamisë, kur besimtarët po faleshin.
"Me qëllim që territori i Xhamisë të mos përfshihet nga asnjë lloj përballje forcat e kryengritjes së armatosur devijuan në kah të kundërt. Kjo nuk mjaftoi banditë me uniformë i kemi filmuar. Kanë hedhur bomba tymuese dhe gazi në kate të ndryshme të Xhamisë, kur besimtarët po faleshin. E mbushën Xhaminë me gaz lotsjellës. Zoti i vraftë. Për këtë krim të shëmtuar janë pasardhës të etërve të tyre barbarë, U bëj thirrje besimtarëve myslimanë të dënojnë këtë akt të shëmuar. Protesta jonë paqësore nuk do të ndalet, por do bëjë gjithçka që të përjashtojë çdo veprim me kundërshtarin vetëm e vetëm që ata të mos ju prishin Namazit”, tha Berisha.
Sipas protestuesve dhe besimtarëve të pranishëm në zonë, gazi është hedhur shumë pranë xhamisë, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të faljes.
“Të bëjnë çfarë të duan, por jo të paktën këtu te xhamia. Kanë dalë të gjithë, e ndaluan namazin edhe dolën”, u shpreh një besimtare për mediat.
Lini një Përgjigje