Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë me gazetarër në selinë blu, deklaroi se opozita do të nisë protestat si e vetmja rrugë për të krijuar qeverinë teknike dhe rikthimin e votës së lirë.
Kryedemokrati foli gjithashtu për protestën e Adriatik Lapaj para kryeministrisë, i cili e përgëzoi dhe e përshëndeti kreun e Partisë “Shqipëria Bëhet” për tubimin që po bën.
“Tani, siç e di ti kjo Foltorja jashtë kryeministrisë ka filluar javë më parë. Adriatik Lapaj ka filluar një protestë për të cilën unë e përshëndes dhe e përgëzoj. E mbështes protestën e tij dhe aktin e tij. Padiskutim. Ai zotëri ka vendosur të bëjë maksimumin e asaj që mund të bëjë dhe po bën. Kaq mund të them për të,” tha Berisha.
Aktivistë të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, të drejtuar nga Adriatik Lapaj dhe disa qytetarë prej ditësh vijojnë që të protestojnë para Kryeministrisë.
Protesta është shoqëruar edhe më një përplasje mes forcave të policisë dhe Lapajt, pasi policia i ka kërkuar sërish që të largojnë çadrat të cilat kanë vendosur para godinës së Kryeministrisë për të qëndruar gjatë natës.
Qytetarët kanë kundërshtuar veprimet e policisë duke mos lejuar heqjen e çadrave dhe kjo ka sjellë përplasjen mes dy palëve.
Prej disa ditësh, grupi i qytetarëve dhe aktivistëve të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, të drejtuar nga Adriatik Lapaj, ka zhvilluar protesta para Kryeministrisë. Ata kundërshtojnë qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama për të mos shkarkuar zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK.
Po ti pse se bën Doktor?