TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Korrik 2026, 10:53

Adriatik Lapaj u bashkohet protestuesve para Parlamentit, turma e përzë: Largohu

Shkruar nga Pamfleti
Adriatik Lapaj u bashkohet protestuesve para Parlamentit, turma e
Adriatik Lapaj në protestën para Kuvendit

Kreu i lëvizjes "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, iu bashkua këtë të enjte protestës së zhvilluar para godinës së Kuvendit, por prania e tij u shoqërua me tensione.

Menjëherë pasi u vu re nga protestuesit, një pjesë e tyre shprehën kundërshtimin ndaj pranisë së tij, duke i kërkuar të largohej nga tubimi.

“Rri si protestues, jo me votime”, ishte një nga thirrjet që iu drejtua Lapajt, ndërsa të tjerë i kërkuan prerazi të largohej nga protesta.

Pavarësisht reagimeve, Lapaj nuk u largua dhe vijoi të qëndrojë pranë protestuesve, ndërsa situata mbeti e tensionuar për disa minuta.

 

Lini një Përgjigje