TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2025, 11:18

Berisha në shesh të premten: Mbrojmë votën e shqiptarëve!

Shkruar nga Pamfleti
Berisha në shesh të premten: Mbrojmë votën e
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka publikuar sloganin e protestës që do të mbahet më 16 maj, në orën 17:00, në Bulevardin e Ri të Tiranës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në tubim, nën sloganin:“Mbrojmë votën e shqiptarëve!”.

“Mbrojmë votën e shqiptarëve! Protestë 16 maj, ora 17:00 Bulevardi i Ri”, ka shkruar Berisha.

Ky apel vjen në një moment kur PD prej tij po përballet me një nga rezultatet më të dobëta elektorale në vitet e fundit. 

Në një konferencë për shtyp të mbajtur një ditë më parë, Berisha refuzoi të njohë rezultatin e zgjedhjeve, duke i cilësuar ato si të manipuluara, teska theksoi se nuk do të largohet nga drejtimi i partisë. 

zsgjedhjet berisha ne proteste

Lini një Përgjigje