
Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla ka komentuar mosparaqitjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e 21 Janarit, pasi ish-kryeministri pretendoi se nuk i kishte shkuar fletëthirrja.
Balla e quajti një situatë qesharake, teksa u shpreh se Berisha është thirrur si person në dijeni, duke e paralelizuar me kolegët e tij.
"Jemi dakord për çdo lloj mocioni me debat, në dy ditët e dhëna në diskutim për buxhetin të jetë pjesë e debatit edhe kjo çështje, jemi të gatshëm që ditën e mërkurë të bëhet edhe ky diskutim. Nuk kemi të bëjmë me një kërkesë që behet me qëllim për mbajtjen e një debate, këtu gjithë ky evazion kërkesash vjen me qëllimin e vetëm ‘të themi që bëmë një kërkesë që në formë u gjet një zgjidhje si të pranohet, të themi që nuk u pranua, të bëjmë një numër të caktuar kërkesash’. Sapo u ulëm në Konferencën e Kryetarëve paf kishte ardhur edhe një kërkesë tjetër.
E di, dhe e them që nuk janë kërkesa që duan t’i shqyrtojnë në kuvend, por rendi i ditës i foltores që do të vendoset në nBulevard. Duan që duke shkuar me kërkesa në Kuvend të bëjnë edhe rendin e ditës se kohë për të humbur me ta nuk kemi. Ky i fundit, pas një situate qesharake që nuk është parë ndonjëherë që shkon tek sekretaria e Kuvendit, tek zyra e Grupit Parlamentar të PD një njoftim dhe nuk e pranojnë, apo shkojnë tek PD nuk e pranojnë.
Edhe sot kur zotëria thirret si person që ka dijeni, të gjithë jemi thirrur në Prokurori për çështje që jemi në dijeni, ka edhe kolegë të mi që shkojnë për çështje që janë nën hetim ose akuzë, kurse këta dashnorët e drejtësisë së re kur bie fjala për kërkesa ndaj kundërshtarëve këta ta marrin dhe ta tundin kërkesën në sy thonë ki është filani, pse s’ka ardhur. Po ky filani që sot ka thirrur protestë, proteston kur të thirr ty drejtësia dhe kërkon protesta kundër atij që e ka thirrur drejtësia., Është hipokrizi, dihet fati i këtyre, zgjedhjet e radhës vazhdon thellon diferencën e humbjeve", tha Balla.
Lini një Përgjigje