TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Nëntor 2025, 10:38

Konferenca e Kryetarëve, Tabaku: Lejoni debatet në Kuvend për minimumin jetik ose mbylleni fare!

Shkruar nga Pamfleti

Konferenca e Kryetarëve, Tabaku: Lejoni debatet në Kuvend për

Zbardhen diskutimet dhe debatet brenda mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve mes opozitës dhe mazhorancës.

Duke u ndalur te kërkesa e PD-së për zhvillimin e një debati në Parlament për përcaktimin e minimumit jetik, deputetja demokrate, Jorida Tabaku tha se Parlamenti nuk lejon diskutimet dhe as debatet. Tabaku tha se këto çështje duhet të diskutohen nga Parlamenti, ose përndryshe sipas saj ky i fundit duhet të mbyllet fare.

"Parlamenti, jo vetëm që nuk e përfshin minimumin jetik si një masë shumë të rëndësishme në mbështetje të qytetarëve, por as debat nuk lejon. Ky Parlament duhet t’i diskutojë këto çështje. Nuk mund t’i shmangeni dështimit duke mos lejuar debatin. Minimumi jetik është çështje thelbësore. Parlamenti duhet t’i diskutojë këto çështje, përndryshe do duhet të mbyllet fare", tha Tabaku.

 

 

 

 

Lini një Përgjigje