Pas Brukselit, kryeministri Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëron do të vijojë sot vizitën në Hagë, Holandë, ku do të pritet nga kryeministri i Mbretërisë së Holandës Dick Schoof.
Më pas, Kryeministri Rama do të vizitojë Institutin holandez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare “Clingendael”, ku do të adresohet me një fjalë, si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve në një sesion të veçantë.
Instituti Holandez i Marrëdhënieve Ndërkombëtare ‘Clingendael’ u themelua në vitin 1983, si rezultat i bashkimit të pesë instituteve më të vogla, aktive në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Clingendael fokusohet në menaxhimin e konfliktit, kontrollin e krizave dhe teknikat e negociatave, zhvillimet brenda Bashkimit Evropian dhe Eurozonës, sundimin e ligjit, qëndrueshmërinë dhe diplomacinë ekonomike, si dhe në rajone dhe vende specifike, si Azia, Lindja e Mesme, Sudani dhe Kina.
Sot më 17 nëntor 2025, Shqipëria çeli të gjithë grup-kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian! Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, theksoi se “tanimë mbyllja e tyre është çmimi real për vendin tonë”.
Ndërsa Ministrja daneze për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre, tha se “Tirana duhet të vijojë kështu, në rrugën e reformave”.
Kryeministri Edi Rama, u shpreh besimplotë se “faza e parë u finalizua dhe qëllimi kryesor mbetet anëtarësimi i plotë në vitin 2027”. Nuk munguan dhuratat dhe surprizat në konferencën e tyre të përbashkët.
Lini një Përgjigje