
Kreu demokrat, Sali Berisha, u paraqit në SPAK në respekt të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” lidhur me dosjen e njohur ‘Partizani’ ku ai është një nga të pandehurit e Prokurorisë Speciale.
Teksa ka lënë ambientet e SPAK-ut, Berisha është ndalur në një ‘mini-miting’ që organizohet sa herë ai paraqitet në Prokurorinë Speciale.
“Amnistia e krimit elektoral është atentat në themel të rendit demokratik dhe pluralizmit”, është ky mesazhi që Berisha i ka lënë Kryeprokurorit Altin Dumani.
Ai tha se amnistia e krimit elektoral është faktor madhor në instalimin e narkoshtetit apo shtetit të Troplinëve, Farrukëve, Hajrëve, shërbëtor i të cilëve është Altin Troplini.
“Ky është shënimi që i lashë sot për të gjithë shqiptarët, por edhe për punonjësit e prokurorisë dhe BKH-së dhe të gjithë punonjësit e drejtësisë”, tha Berisha.
Berisha duhesh de uar me burg te perjetshem me te zezat qe i ka sjell ketij kombi , qe fillon me vrasjet ne bulevard.