Kreu i PD, Sali Berisha ka sulmuar kreun e SPAK, Altin Dumani. Nga Prokuroria e Posaçme ku u paraqit për të zbatuar masën detyrim paraqitjeje, Berisha e quajti Dumanin armik të pluralizmit dhe avokat të McGonigal.
“Avokatit të McGonigal, të krimeve kushtetuese dhe armikut të betuar të pluralizmit, të skllavit të pasurive të tij të paligjshme, apartamenteve etj”, tha Berisha ndërsa zbuloi se ky ishte mesazhi që i ka lënë Dumanit.
Berisha pas daljes nga Prokuroria e Posaçme gjithashtu ka sulmuar edhe gjytaren Irena Gjoka.
Kreu i Partisë Demokratike deklaroi se “ky është shteti i Irenës (Gjoka) me 5 mbiemra që vazhdon detyrën në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit”.
Berisha theksoi se është “bërë kërkesë pranë KLGJ-së për konstatimin e mbarimit të mandatit të Irena Gjokës pasi kur ka marrë mandatin nuk ka pasur kriteret e përcaktuara në ligj për të qenë gjykatëse pasi kishte një vendim penal që kishte marrë formë të prerë”.
Pse Altin Dumani ose te tjeret per te cilet nje plak 81 vjecar shpif cdo dite dhe gjithe jeten e tij nuk ngrene nje padi civile? A nuk ka ardhur koha qe shpifsave tu vihet freri nga helmi i tyre qe po armiqeson cdo njeri ne Shqiperi?