TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shkurt 2023, 12:38

Berisha sulmon sërish ambasadoren Kim: Pse mbrojte Bashën për financimet ruse në PD?

Shkruar nga Pamfleti
Berisha sulmon sërish ambasadoren Kim: Pse mbrojte Bashën për

Ish-kryeministri, Sali Berisha është shprehur se ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim është e përfshirë në korrupsionin e agjentit të FBI-së në SHBA, McGonigal. Berisha tha se Kim ka mbështetur financimet ruse të Lulzim Bashës për të mbrojtur McGonigal.

Kam një pyetje për zonjën Yuri Kim: A mund t’u shpjegosh shqiptarëve, në emër të kujt bëre gjithçka për të mbështetur, pas akuzave të qarta të qeverisë tënde, zyrtare, për financime ruse të Lulzim Bashës, bëre gjithçka për të mbështetur qëndrimin e tij në krye të PD.

A ka lidhje kjo përpjekje e juaj me përpjekjen e McGonigal, që njëra kompani ruse të mos fitojë licencën, por të fitojë kompania tjetër, po e Gazpromit. Çfarë interesash mbronte zonja me mbështetjen e Lulzim Bashës për kryetar të PD?

Unë e ftoj Inspektorin e Përgjithshëm të hetojë qëndrimet e saj, të cilat nuk besoj kurrë se ligjet dhe se qeveria amerikane, mund të mbështeste siç mbështeti kjo me fanatizëm dhe verbëri për kryetar opozite një njeri, që raportet e inteligjencës e akuzonin për financim rus. A duhet t’u kërkojë ajo ndjesë shqiptarëve? Çfarë i konsideron shqiptarët zonja? Është mirë të flasë, ka stërfolur në të shkallë saqë krenohej se shpallej guvernatore, kurse tani hesht si fija e barit. E vërteta është se me heshtjen e saj flet më shumë se çdo deklaratë.”- thotë Berisha.

yuri kim sali berisha financimet ruse në pd

Lini një Përgjigje