TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Mars 2025, 13:32

Berisha: Rama do t’i bjerë me kokë tavolinës kur La Civita të vijë në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Berisha: Rama do t’i bjerë me kokë tavolinës kur La Civita

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se udhëheqësi i fushatës së PD-së për zgjedhjet e 11 Majit, Chris LaCivita do të rikthehet në Shqipëri, por vendosi që datën ta mbajë sekret.

Berisha deklaroi se data do të jetë surprizë për Edi Ramën, ku sipas tij, kryeministri “do t’i bjerë me kokë tavolinës kur të vijë”.

“Ju garantoj se do të vijë por e ka surprizë për Edi Ramën që t’i bjerë me kokë tavolinës kur të vijë. Nuk po ua them sepse dua që ta ketë surprizë, do të vijë, sherifi do të vijë. Chris do të vijë, ju siguroj se çdo shpenzim i kësaj partie do të jetë transparent dhe në përputhje me ligjet.

Nuk mund të ketë asnjë lloj aludimi tjetër? Do të jetë edhe në zyrë dhe online, online e kemi çdo ditë”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje