TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Shtator 2025, 19:10

Berisha rikonfirmoi Bardhin si kryetar Grupi, shpërthen Murrizi: Lëpini çdo gëlbazë që keni hedhur në surratin e njëri-tjetrit

Shkruar nga Pamfleti

Berisha rikonfirmoi Bardhin si kryetar Grupi, shpërthen Murrizi:

Myslim Murrizi ka folur lidhur me rikonfirmimin e Berishës, duke vendosur Gazment Bardhin në krye të grupit parlamentar të PD. Berisha tha se Bardhi e justifikoi besimin me punën e tij.

Murrizi ironizon duke thënë se Berisha po shet pazaret e pista në kurriz të demokratëve dhe thekson se kreu i PD nuk meriton as respekt dhe as vlerësim.

"Lëpini çdo gëlbazë që keni hedhur në surratin e njëri-tjetrit kur ju është cenuar interesi i bythës tuaj të përdredhur", theksoi Murrizi.

Murrizi thekson se nuk harron që dikur Bardhi thoshte se do të tërhiqej nga politika nëse Berisha kthehej në krye të PD.

"Por kush mendon që na i shet si “gabime” pazaret e pista për bythën e tij me çdo bythlëpires tjetër në kurriz të demokratëve nuk meriton as respekt as mbështetje as vlerësim e as mirënjohje për çdo gjë të mire që mund të ketë bërë pa “dashje”.

Bythlëpirjet mes njëri-tjetrit nuk janë as parime morale as kauza për opozitarët por thjesht tregojnë karakterin tuaj bastard që lëpini çdo gëlbazë që keni hedhur në surratin e njëri-tjetrit kur ju është cenuar interesi i bythës tuaj të përdredhur.

Me këtë video kuptohet qartë qelbësirlliku politik i qelbësirave të politikës që mendojnë se të gjithë të tjerët që nuk janë pjesë e kësaj tufe qelbanikësh mund t’i harrojnë meqë i përtypni ju fytyra të pista", shkruan Murrizi në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje