TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Shtator 2025, 15:18

Aksioni kundër skemave piramidale online, reagon Erion Braçe: Ka mbi 400 agjentë në terren, denonconi çdo rast

Shkruar nga Pamfleti
Aksioni kundër skemave piramidale online, reagon Erion Braçe: Ka mbi
Deputeti i PS, Erion Braçe

Deputeti i PS, Erion Braçe i cili  ka denoncuar rastet e skemave piramidale online që operojnë në qarkun Fier, reagoi pas aksionit të policisë, ku u vunë në pranga gjashtë persona dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë.

Sipas tij, ka mbi 400 agjentë terreni në atë grup që ende nuk janë kapur nga policia.

Policia dhe Prokuroria e Fierit kanë goditur skemat piramidale online në Shqipëri, duke finalizuar me arrestimin e 6 personave dhe shpalljen në kërkim të 2 të tjerëve.

Ata janë Arbër Çela 38, Emanuel Taullau 21 vjeç, ⁠Flavio Mukaj 23 vjeç, ⁠Marius Kodra 28 vjeç, Brunilda Todi 38 vjeçe dhe Brunilda Ndini 38 vjeçe.

Kurse në kërkim janë shpallur çifti i bashkëshortëve Ereledio Shebeku dhe Alma Shebeku, të dy 35 vjeç. Brunilda Todi është motra e të kërkuarit Ereledio Shebeku.

Gjatë hetimit disa mujor të koduar “Xuex” u kryen 83 kontrolle personash dhe banesash në qytetet Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh. Aksioni nisi në Fier dhe u finalizua pikërisht në këtë qytet.

Postimi i Braçes:

I mbani mend piramidat online që shpërthyen në korrik e gusht – Txex, Xuex, Grokr etj?!
Ja ku i keni!
Dëgjova pafund kur fola – nga ata të nivelit të lartë,
“Ça piramidash thotë ky”, “Ça do ky vëmendje”, “Do të bëhet ministër po se bën kush”, “Po ky do të na prishë axhendën”, “E ka personale, po prish imazhin e Fierit”, “E përzunë prej andej ndaj flet kot”;
Nga disa vendas në Divjakë, “Ç’puna ka ky, ky s’është më deputet këtu”, “Pse flet ky, është pronari i Divjakës”, “Pse na prish punë ky, ne po marrim lekë”!
Nejse, unë kam zgjedhur të them të vërtetën, pa menduar hiç kujt i pëlqen e kujt jo;
Fola sepse rreshti i piramidës në meskorrik e mesgusht u bë shumë i gjatë – përpiu dhe emigrantë brenda;
Fola sepse e kam jetuar 1994, 1995, 1996, 1997 dhe e di fare mirë vijimin!
Tani, mësova për veprimet e Policisë së Fierit, Prokurorisë së Fierit, Drejtorisë së Krimit Kibernetik; dua t’i falënderoj për punën, ashtu siç AKCESK, AMF, AKEP e cilindo që besoi e u përfshi kundër piramidave online.
Dua të besoj që hetimi e goditja nuk mbyllet këtu;
Ka mbi 400 agjentë terreni në atë grup!
Nuk e kam fjalën për dikë që hyri atje bashkë me familjarë;
Por ata që mbanin grupe me 50, 100 anëtarë e që në Divjakë i njohin të gjithë!
Kam një thirrje për të gjithë ata divjakas, lushnjarë e fierakë, por edhe këdo tjetër që ka paratë atje brenda në piramidë;
Drejtojuni Policisë në Fier – jo në Divjakë, dhe bashkëpunoni në hetimin e kujtdo që i dha jetë kësaj histerie që ju kushtoi shumë para;
Bashkëpunoni me Policinë në Fier e Prokurorinë po aty!!

erion braçe aksioni kundër skemave piramidale online

Lini një Përgjigje