TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shtator 2023, 13:58

Berisha sherr me deputetin e PS në Kuvend: Kot lufton Pastor, s‘do të bëjnë kryetar grupi të PS

Shkruar nga Pamfleti
Berisha sherr me deputetin e PS në Kuvend: Kot lufton Pastor, s‘do
Sali Berisha

Ish kryeminsitri Sali Berisha pas Ulsi Manjës , është përplasur me deputetin Tonin Gogu në Kuvend.

Pas deklaratës ironizuese të deputetit socialist, Toni Gogu se opozita kishte në gjirin e saj një kryepensionist më të paguar, ish-kryeministri Berisha ka reaguar menjëherë.

Berisha iu përgjigj Gogut, se sado që e kishin porositur që të shante ish-kryeministrin, deputeti s’do të bëhej kurrë kryetar grupi i PS-së.

“Për të treguar çmimet e konsumit, që janë rritur rreth 70% dhe që janë jashtë mundësisë së ekzistencës së tyre. Sot skema e pensionit fakton se 48% e pensionistëve janë me pension të pjesshëm. Do ju lexoj vetëm një përmbledhje. Një pensioniste merr 65 mijë lekë të vjetra pension. Këto që thoni ju janë hipokrizi, lot krokodili, pëshpëritësi. Si t’ja zgjidhim ne këtyre. Si kjo zonja apo zotërinjtë, janë 48% e pensionistëve. Ne rrimë dhe citojmë, pensionet e larta në fshat dhe qytet. Edi Rama, McGonigal, Neza, kanë vepruar si grup kriminal. Kanë kryer veprime kundër biznes, kundër opozitës. Po ky pastor, Amant Josifi? A ndjen dhembshuri për pensionistët europianë ku përmes skemës së tij janë vjedhur miliona euro. Sado që të luftosh Berishën, nuk të bëjnë kryetar grupi pastor. Kaq kisha.”, tha Berisha.

 

sali berisha tonin gogu

Lini një Përgjigje