
Ish-deputetja Rudina Hajdari, ka komentuar disfatën e PD në zgjedhje. Vajza e Azem Hajdarit, deklaroi se Sali Berisha “duhet ta kishte mbyllur karrierën e tij politike”.
“Unë mendoj që Sali Berisha duhet ta kishte mbyllur karrierën e tij politike, pasi i ktheu dinjitetin partisë me vulën. Në mbledhjen e fundit të Këshillit ku kam qenë e pranishme, kam thënë që PD-së i duhet një ekip i fortë, një kontrast i madh mes PS dhe PD, që solli një elitë të re politike”, tha Hajdari në A2CNN.
Sipas saj, nëse PD nuk arrin dot të reflektojë për të kuptuar fajin, për të ndryshuar rrjedhën e partisë, atëherë PD-ja do të ketë vetëm tkurrje të mbështetjes që ka.
“Pretendimet e zotit Berisha për zgjedhjet deri diku janë të drejta, por është shumë e rëndësishme se kush i thotë. Mendoj që minimumi, kryetari i PD-së duhet të mbajë përgjegjësi. Unë e di që gabimi mund të gjendet jashtë PD-së, por mendoj që partia është e vetëdijshme për problemet dhe nuk duhet përsëritur e njëjta kasetë: të gjejmë një alibi dhe për t’i drejtuar gishtin dikujt tjetër”, shtoi Rudina Hajdari
Lini një Përgjigje