Politike 6 Maj 2023, 14:14

“Berisha të mos cilësohet kreu i PD”, Celibashi “lë në baltë” Alibeajn: Nuk ndërhyjmë dot te mediat

Shkruar nga Pamfleti

“Berisha të mos cilësohet kreu i PD”, Celibashi

Kreu i KQZ, Ilirian Celibashi ka lënë në baltë Enkelejd Alibeajn. Pasi refuzoi të regjistronte PD në zgjedhje pati një përplasje të fortë mes tyre dhe duket se konflikti vijon. PD kërkoi nga KQZ që të marrë masa ndaj mediave, të cilat e cilësojnë Berishën si kreun e PD.

Celibashi tha se mediat e vlerësojnë vetë politikën e tyre editoriale. Ai u bëri thirrje KQZ dhe

Nuk flitet për pikëpamjet e qëndrimet që media të caktuara mbajnë ndaj udhëheqësve të ndryshëm politik por të një fakti juridik. Nëse ky fakt do pasqyrohet siç duhet, atëherë nuk ka pse presim përgjigje nga AMA. Çështja e politikës editoriale apo qëndrimet e tyre, është në tërësisht në vlerësim të tyre, as KQZ as AMA nuk  ndërhyn dot. Ne kemi detyrimin të bëjmë me dije këtë fakt juridik. E konsiderojmë të përfunduar me këtë vendimmarrje pa pasur nevojë për përgjigje formale nga ana e AMA-s”, tha ai.

celibashi alibeaj pd