Politike20 Mars 2023, 13:21

Berisha thirrje administratës: Mos përdorni ‘Aktivistin’, do ndërmarrim hapa ligjorë!

Shkruar nga Pamfleti
Berisha thirrje administratës: Mos përdorni ‘Aktivistin’,
Sali Berisha

Ish-kryeministri, Sali Berisha në një komunikim nga selia blu u bëri thirrje punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e krimit elektoral. Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po bë gjithçka në kundërshtim me Kushtetutën për të mbajtur pushtetin.

Gjatë fjalës së tij Berisha, gjithashtu tha se do të ndërmarrë hapa ligjore ndaj aplikacionit “Aktivisti”, duke shtuar se është një aplikacion antiligjor.

Teksa akuzon Ramën si ‘bandit’ e ‘njeri pa princip’, Berisha thotë se PD do të depozitojë së shpejti ligjin për dyfishimin e pagave që do të jetë i detyrueshëm për çdo institucion.

Garantoj qytetarët shqiptarë se jo dyfishimi i rrogave por mbidyfishimi, trefishimi i tyre do të jetë objektiv nr.1 i qeverisjes së PD por rritjet e rrogave në asnjë vend të lirë nuk bëhen kurrë para zgjedhjeve, votimit të qytetarëve. Ai që bën një akt të tillë është kriminel elektoral, bandit i vërtetë, mashtrues ordiner, njeri që nuk ka asnjë princip. Pagat e ulëta duhet të dyfishohen dhe ne i garantojmë të gjithë punonjësit se pagat në të gjithë sistemin e piramidës të administratës shtetërore do të dyfishohen por këto akte nuk ndërmerren kurrë në një vend demokratik para zgjedhjeve me qëllim për të ndikuar votën e qytetarëve.

Thirrja e tij për rritjen e rrogave të ulëta është demagogji pasi nuk bëhet me vullnet, është thirrje propagandistike, PD do të depozitojë në parlament ligjin për dyfishimin e rrogave si akt i parë. Ky ligj do të jetë i detyrueshëm për çdo institucion të këtij vendi, për çdo sipërmarrje, të dyfishojë rrogat e ulëta në Shqipëri”, tha Berisha.

Në vëmendje të Berishës në këtë deklaratë për mediat ishte edhe aplikacioni ‘Aktivisti’, për të cilin tha se është i dënueshëm dhe i bën thirrje punonjësve të administratës që të mos e përdorin. Berisha e cilëson si mjet terrori dhe thotë se PD do ndërmarrë hapat ligjorë për ta denoncuar.

I bëj thirrje punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e përdorimit të aktivistit për mbështetje të pushtetit ë krimit. Aktivist është aplikacion i dënueshëm në ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar. Është i dënueshëm në ligjin kombëtar se është dëshmi flagrante e shndërrimit të narkoshtetit të Edi Ramës.

Ai është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Po përdoret si mjet terrori mbi qytetarët shqiptarë, mbi zgjedhësit shqiptarë duke denoncuar para jush njoftoj se PD do të ndërmarrë të gjithë hapat ligjorë ndaj këtij instrumenti terrori si brenda vendit ashtu edhe në institucionet respektive, pranë rrjeteve sociale me të cilat përdoret ky aplikacion anti-ligjor”, tha Berisha.

sali berisha