Prova parë e revolucionit të tyre u dha më 14 maj, kur fituan vetëm 5 mini-bashki periferike, Bashkinë e falimentuar të Kavajës dhe Bashkinë e Himarës me autobusë nga “Vorio Epiri”; ndërsa numri total i votave, afro 220 mijë më pak se në zgjedhjet 2021, tregon shpërfilljen nga shqiptarët dhe degradimin e falimentin e politik të tyre...
Dy vitet e fundit, Sali Berisha e Ilir Meta shpallën një lëvizje të quajtur “revolucion”, duke bërë vetëm 3 mitingje, në njërin prej të cilëve u qëllua me grusht Sali Berisha, ndërsa dy të tjerët u shpërfillën edhe nga demokratët dhe Ilir Meta u largua pa përfunduar tubimi.
Në çdo konferencë shtypi, intervistë e seancë parlamentare, Sali Berisha ka deklaruar se bashkë me Ilir Metën, do bënin “revolucion historik” për të përmbysur regjimin e Edi Ramës dhe mafien oligarkike, por pa përmendur asnjë emër oligarku.
Duke ditur se si i ka bërë “revolucionet” Sali Berisha gjatë viteve 1998-2005, shihet që nuk e ka “trimërinë” e atyre viteve kur digjte Shqipërinë e nuk prekej nga drejtësia, gjithsesi vazhdon me të njëjtën mendësi e dëshirë prej vandali, por me sjellje ndryshe gjatë këtyre 10 viteve opozitë.
Sidomos pas shpalljes familjarisht “non grata”, kemi parë një Sali “sorrë kafazi”, që me parullat e tij kra-kra-kra, ka kërcënuar për trazira e pushtim institucionesh shtetërore me dhunë, por deri tani ka pushtuar me dhunë vetëm selinë e PD.
Edhe Ilir Meta, në emër të “revolucionit” për të marrë pushtetin, ka bërë thirrje për të rrëmbyer armët, hunjtë e sfurqet, ndërsa kundër oligarkëve nuk ka thënë asnjë fjalë, sepse krye-oligarkët i ka sponsorë.
Sa herë donin të krijonin panik për kaos e marrje pushteti me dhunë, Saliu e Iliri, betoheshin se do vërsulnin militantët e grupet paramilitare, ekstremistët e kriminelët, ndërsa kur u dërgohej mesazh nga matanë Oqeanit, ndryshonin gjuhën duke folur për përmbysje paqësore me votë.
Prova e parë e “revolucionit” të Saliut e Ilirit, u dha më 14 maj 2023, kur morali dhe forcat e tyre u matën hapur, me votat për kryetarët e 61 bashkive e këshillave bashkiakë te cilat doli sikur nuk ekzistojnë në politikë prej 32 vitesh.
Kutitë e votimit, treguan se bilanci i “revolucionit” të bërë nga “non grata” Sali Berisha në emër të PD, dhe nga spiuni Ilir Meta në emër të LSI me emër të ri Partia e Lirisë, ishte ky: fituan vetëm 5 mini- bashki periferike, Bashkinë e falimentuar të Kavajës dhe Bashkinë e Himarës me autobusë “Vorio Epiri” nga Greqia e kandidat në burg për vjedhje votash.
Në bilancin e dyshes S.B e I.M në zgjedhjet lokale të 14 majit, janë edhe këto 3 rezultate humbëse deri në poshtërim, që tregojnë shpërfilljen nga militantët e shqiptarët dhe degradimin e falimentin politik të tyre.
Në asnjë prej 7 bashkive ku morën kryetarët, koalicioni i tyre “Bashkë Fitojmë” nuk fitoi as 30% të këshillave bashkiakë, fakt që dëshmon, se kandidadët e shpallur kryetarë i kanë marrë vetë votat, ndërsa numri total i votave për “non grata” Sali Berishën e spiunin I.M më 14 maj, është afro 220 mijë më pak se në zgjedhjet 2021. Më poshtërim se kaq, nuk ka!/Pamfleti
Lini një Përgjigje