Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së Taulant Balla, ka komentuar për herë të parë videon e publikuar në media se është takuar me Lulzim Bashën brenda një pallati.
Në një deklaratë për mediat, Balla tha se nuk e ka takuar Lulzim Bashën, fakti që kanë hyrë në një pallat.
Ai tha se ka rastisur me Sali Berishën me një ashensor por jo nuk do të thotë që janë takuar me njëri-tjetrin.
“Nuk e kam takuar Lulzim Bashën, unë kam qenë dhe në një ashensor dhe me Berishën. I bie që e kam takuar dhe Berishën? Jo nuk e kam takuar as atë”- tha ai.
Edhe Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit të pamjeve në media, që zbuluan një takim të fshehtë mes tij dhe kryetarit të grupit parlamentar socialist Taulant Balla.
Në një postim në rrjetet sociale, Basha i cilëson pamjet montazhe qesharake.
“Montazhet qesharake, shpifjet dhe trillimet që bëhen për ti fryrë përçarjes së demokratëve janë shërbimi më i mirë për Ramën. Nuk mbahen dot me sajesat e minutës së fundit, gënjeshtrat e dala boje para gjithë botës”, shkruan ai në një postim në rrjetet sociale.
Lini një Përgjigje