Pas fitores së thellë të Benet Becit në Shkodër, qeveria nuk ka humbur kohë. Kuvendi ka miratuar këtë të enjte marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Malit të zi për ndërtimin e “Urës mbi Bunë”. Mësohet se ura do të jetë e gjatë 310 metra. Ajo do të bëjë të mundur kalimin nga njëra anë e kufirit në tjetër për vetëm 2 minuta.
Investimi pritet të shkojë rreth 1.5 miliardë Lekë që do të ndahen 50 me 50 mes dy vendeve.
Aktualisht ka nisur puna që projektimi dhe çdo dokumentacion të kryhet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Ura e Bunës pritet të përfundojë për 18 muaj do të shkurtojë distancën mes Velipojës dhe Ulqinit. Projekti u prezantua më 8 mars në Ohër nga kryeministri Rama dhe homologu i tij malazez, Dritan Abazoviç.
Plani i Shqipërisë dhe Malit të Zi është që, deri në vitin 2024, së bashku të ndërtojnë një urë mbi lumin Buna, e cila do të lidhë Ulqinin – komunën më jugore të Malit të Zi dhe vendpushimin e Velipojës në Shqipëri. Ndërtimi i urës mbi Bunë dhe lidhja e dy qendrave të mëdha turistike, do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme për Ulqinin dhe për zhvillimin e turizmit.
Lini një Përgjigje