Politike22 Shtator 2023, 14:56

Braktisi mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, Açka: Me Bardhin s'kam asnjë përplasje, çështje juridike

Shkruar nga Pamfleti

Braktisi mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, Açka: Me

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka folur lidhur me zhvillimet në PD dhe çështjen e kreut të grupit parlamentar të partisë.

Ajo tha se me Gazment Bardhin nuk ka asnjë përplasje, teksa u shpreh se gjithçka është pjesë e një çështjeje juridike.

Açka shtoi se nuk është tërhequr nga pozicioni i saj zyrtar, por thjesht zgjodhi të largohej nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve me arsyetimin për të “mos u bërë qesharakë” para socialistëve dhe në sytë e shqiptarëve.

“Kështu e keni perceptuar ju, sikur Bardhi është marrë si kreu i grupit parlamentar. Felaj e tha që nuk ka tagrin për këtë. Ende nuk ka një përgjigje definitive, besoj se do vijë shumë shpejt. Fakti që zvarritet kjo përgjigje, nuk i shërben kauzës tonë të përbashkët.

Me Bardhin nuk kam asnjë përplasje, kjo është një çështje juridike. PD zyrtare e ka grupin e vetë parlamentar dhe kreun e saj.

Grupin parlamentar e shoh si implementuesin e punëve të mëdha që duhet të bëjmë. Nuk kam ndërmend të merrem me luftën e brendshme. Për të mos u bërë qesharakë para shqiptarëve, vendosa që në mes të këtij ngërçi ligjor nuk është mirë as në sytë e socialistëve. Për të qenë e drejtë edhe me mikun tim ishte që të largohesha nga mbledhja”, u shpreh Açka.

acka bardhi mbledhje