TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Maj 2023, 12:04

Celibashi vijon talljen me qytetarët, KAS gjobit zyrtarët e 5 ministrive për fushatë në rrjetet sociale me 25 mijë lekë

Shkruar nga Pamfleti
Celibashi vijon talljen me qytetarët,  KAS gjobit zyrtarët e 5
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon të tallet me Kodin Zgjedhor. 

Ndonëse e gjithë makineria shtetërore është vënë në dispozicion të PS dhe kryebashkiakëve aktualë, KQZ mjaftohet me disa gjoba minimaliste. 

Ditën e sotme Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi të gjobisë me nga 25 mijë lekë të reja Sekretarët e Përgjithshëm të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Drejtësisë, Shëndetësisë dhe Financave, për shkak se kanë kryer fushatë në rrjetet sociale, në llogaritë në Facebook të ministrive respektive.

Më herët KQZ ka bërë 5 kërkesa në KAS, ku kërkon të merren masa ndaj kryebashkiakëve socialistë sepse po përdorin administratën në fushatë.

KQZ ka konstatuar po ashtu se rrjetet sociale të bashkive përdoren për aktivitetet elektorale. Kjo gjë është bërë nga 20 bashki dhe Celibashi ka kërkuar të ndëshkohen me 3 mijë lekë të reja gjobë. Pra duket se i ka dërrmuar kryebashkiakët.

 

celibashi kas gjobit zyrtarët e 5 ministrive

Lini një Përgjigje