Agjencitë partnere anti-mafie, zbuluan se nëpërmjet amnistisë fiskale, mafia shqiptare, turke, kineze, ruse, serbe, kosovare, bullgare, azere etj., do kishin rrugë të hapur për të pastruar miliardat, mbasi ishte hartuar qëllimisht si projekt-ligj favorizues për grupet e krimeve
Ditën e hënë te emisioni “Të paekspozuarit”, kryeministri Edi Rama konfirmoi lajmin e publikuar nga “Pamfleti” më 26 prill 2023, për anullimin e Amnistisë Fiskale, duke thënë troç: - Nuk na lejojnë SHBA-BE që ta zbatojmë.
Por edhe në këtë rast, Edi Rama mashtroi lidhur me shkakun e anulimit të amnistisë fiskale, duke thënë se SHBA-BE nuk e lejojnë të bëhet, mbasi duan që kursimet e emigrantëve shqiptarë t’i mbajnë në vendet shtetet tyre.
E vërteta është, se SHBA-BE, Banka Botërore e FMN e kanë kundërshtuar që në fillim, mbasi kanë konstatuar se amnistia nuk ka lidhje me kursimet e pa deklaruara të emigrantëve shqiptarë. Por është skemë e një krimi të organizuar shtetëror, për të ligjëruar miliardat dhe pasuritë e korrupsionit, trafiqeve, kontrabandës, grupeve kriminale e oligarkike në Shqipëri, Rajon, Ballkan, Afrikë e Azi, duke i maskuar si gjoja “të ardhura emigrantësh” me çeqe 2 milionë Euro.
BE ka reaguar 6 herë në adresë të qeverisë kundër Amnistisë Fiskale, ndërsa SHBA ka reaguar vetëm 1 herë para 4 muajsh, me adresim direkt te Edi Rama, duke i lënë të kuptojë se “koka” e këtij projekti mafioz për pastrimin e miliardave të zeza është ai, ndërsa lobues janë bosët e aktiviteteve kriminale.
Agjencitë partnere anti-mafie, zbuluan se nëpërmjet amnistisë fiskale, mafia shqiptare, turke, kineze, ruse, serbe, kosovare, malazeze, bullgare, kolumbiane, azere etj., do kishin rrugë të hapur për të ligjëruar miliardat e siguruara.
Por skema dështoi, dhe siç raportoi “Pamfleti” para dy javësh, më 24 prill 2023 në Ministrinë e Financave, me urdhër të Bablokut, u bë një mbledhje për ndërprerjen e procesit të Amnistisë Fiskale, në zbatim të ultimatumit që dha SHBA, për të hequr dorë nga kjo skemë shtetërore mafioze e pastrimit të parave të krimit.
Në mbledhjen te Ministria e Financave, ishte i pranishëm një përfaqësues i Thesarit Amerikan të Shtetit, i cili e quajti amnistinë fiskale, akt kundër Urdhrit Ekzekutiv Nr. 14033 të Presidentit Amerikan, Joe Biden, për zbulimin dhe sekuestrimin e pasurive kriminale.
Kujtojmë, që më 20 tetor 2022, kryeministri Edi Rama mori një goditje të fortë nga Grupi i Posaçëm Ndërkombëtar i Veprimit Financiar (FATF), i cili kërkoi anulimin e amnistisë fiskale, duke konsideruar “ligj favorizues për pastrimin e parave të korrupsionit e trafiqeve”./Pamfleti
Lini një Përgjigje