Politike22 Shtator 2023, 07:55

Charles deklarohet fajtor. Agjenti provon fajësinë e Ramës. SPAK të mos fikë dritat

Shkruar nga Basir Çollaku

Charles deklarohet fajtor. Agjenti provon fajësinë e Ramës. SPAK

E megjithë presionin mbi Departamentin e Drejtësisë për zbutje, atje ka një Kongres, një Senat, ku nuk kalojnë llogjet kur cënohet Siguria Kombëtare.

Charles McGonigal do të deklarohet nesër fajtor edhe për çështjen e Shqipërisë..

Kjo do të strehojë pjesërisht pafundësinë e të fshehtave të ngjarjes në mijëra faqe të dosjes. Kjo solli edhe investimin agresiv të Soros, për të vënë të akuzuarin korruptiv, Edi Ramën folës në OKB.

E megjithë presionin mbi Departamentin e Drejtësisë për zbutje, atje ka një Kongres, një Senat, ku nuk kalojnë llogjet kur cënohet Siguria Kombëtare.

Letra e Jim Jordan kreu i Komitetit Hetimor për dosjen McGonigal-Rama drejtuar FBI thotë se vonesës së pajustifikuar tetë mujore, për vënie në dispozicion të të dhënave, do të sjellë procedim të detyruar ndaj Agjencisë së Inteligjencës. Kongresi do të zbulojë më tepër se sa Rama do të donte të fshihej.

Kjo fajësi ka ngjarje.

Ish-drejtori kundërzbulimit, numri 3 i FBI, pranon akuzat tashmë të bëra publike.

Pranon se janë marrë para nga agjenti shqiptar Agron Neza. Por, Jordan në letrën e tij flet për miliona dollarë

Pranimin se ka ndikuar të hapen hetime për Lulzim Bashën, lobimin e PD me porosi nga Edi Rama.

Se ka përfituar privilegje biznesi në Shqipëri nga miku Edi Rama.

Se janë takuar disa herë kanë drekuar e darkuar dhe aty ka xhevahire plot, të cilat janë të përgjuara dhe gjenden nëpër dosje.

Se Deripaska ka fije biznesi të shumta edhe në Shqipëri.

Se ka politikanë, qeveritarë, ministra, biznesmenë, prokurorë e gjyqtarë në gjahun e gjobave, për tu vënë ose dalë ne listën e zezë amerikane. Kjo duke qenë orientues, këshillues, kontribues dhe sajues dosjesh, mbi të cilat do të merreshin vendime nga administrata DASH.

Dhe kjo siç thotë postulati, në wall street, nuk ka drekë falas.

Charles McGonigal fajtor dhe Edi Rama bashkëfajtor.

Po SPAK?!

Aleksi shfaqet sërish!!!

Por nuk duhet të urdhërojë Prokurorinë Speciale për ngjarjen e Madhe të vendit tonë të vogël

Mijëra faqe përgjime dhe Edi Rama është aty shumëfish të 14-ës që ne dimë deri sot.

Edi Rama, Gjiknuri, Balla, Veliaj, duhet të jenë të proceduar në Tiranë dhe letërporositë duhej të ishin dërguar me kohë.

Kjo nuk mund të fiket si gruaja e Bilalit, ku në USA keni një të dënuar për fajësinë e KM. “Metamorfoza” franceze, belge, holandeze, do i vërë kapakun kapitujve të tjerë, ku përgjimet nxjerrin Drejtësinë e Re, horror..

Lajmi nga SHBA është shqeto.

Charles fajtor.

Rama i bashkëakuzuari sigurisht fajtor.

Por këtë duhet ta certifikojë SPAK. Detyrimisht.

Gjithnjë nëse e lënë…

Nëse jo, shqiptarët duhet ta detyrojnë demokratikisht..

basir collaku charles mcgonigal rama spak