TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Qershor 2025, 18:36

"1 në 48 shqiptarë në Britani është në burg", Farage i përgjigjet Ramës: Fitova sfidën, do t'i kthej drejt Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

"1 në 48 shqiptarë në Britani është në

Deputeti britanik Nigel Farage ka replikuar sërish me kryeministrin Rama. Pasi pranoi sfidën e lidhur me emigrantët e dënuar në Mbretërinë e Bashkuar, sot pretendon se e ka fituar ‘bastin’.

Në një reagim të bërë së fundmi në rrjetin “X”, Farage shkruan se 1 në 48 shqiptarë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, është i burgosur. Madje, ai shprehet se do angazhohet për t’i dëbuar drejt Shqipërisë.

“I nderuar Edi Rama. Në Mbretërinë e Bashkuar ka 53,000 shqiptarë dhe 1,099 prej tyre janë në burgjet tona. Në fakt, kjo është 1 në 48. Do t’i kërkoj Sekretarit të Brendshëm të organizojë që të gjithë këta të burgosur t’ju kthehen. Faleminderit për bashkëpunimin tuaj”, thuhet në reagimin e tij, në përgjigje të kryeministrit Rama.

"1 në 48 shqiptarë në Britani është në

Rama reagoi më herët duke thënë se pretendimi i Farage se “një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg” është jo fakt, por absurd dhe se e cilësoi si një taktikë tipike nga manuali i pas-Brexit-it.

Kryeministri Rama i bëri Farage-it një sfidë publike: “Tani, meqë të dy duket se e çmojmë ‘vullnetin e mirë’ dhe jemi qartazi alergjikë ndaj ‘hipokrizisë’, kam një ofertë: Të sjellim të dy shifrat tona në tryezë. Nëse pretendimi yt “një në 50” qëndron — unë personalisht angazhohem t’i marr të gjithë mbrapsht. Kjo nuk është një titull konkurrues, është një premtim publik. Por nëse ajo statistikë e frikshme del të jetë thjesht karburant tabloidesh, nuk të kërkoj ndjesë. Asnjë dramë. Në vend të kësaj, do të vish në Shqipëri — si i ftuari im i nderit”.

Lini një Përgjigje