TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Qershor 2025, 16:39

Debate në Kuvend për ligjin e sportit, Ina Zhupa: E ka hartuar Fidel Ylli, shkelet çdo normë dhe rregull për të favorizuar kreun e KOKSH

Shkruar nga Pamfleti

Debate në Kuvend për ligjin e sportit, Ina Zhupa: E ka hartuar Fidel

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, denoncoi ashpër projektligjin e ri ‘Për Sportin’”, duke e cilësuar si një tentativë të hapur të qeverisë për të kapur sportin shqiptar përmes strukturave të kontrolluara politikisht.

Ky projektligj është një ndërhyrje brutale në pavarësinë e sportit; bie ndesh me Kartën Olimpike dhe përpiqet t’i japë KOKSH-it një rol të padrejtë dhe politik,” deklaroi Zhupa në seancë plenare. Sipas saj, neni 3 i ligjit i jep Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar kompetenca të reja në organizimin e aktiviteteve jashtë orarit mësimor, duke përjashtuar federatat përkatëse.

“Po e riktheni modelin e ndërmarrjeve me ekipet e veta; sportin po e bëni bashkë, ti zonja ministre dhe Fideli", tha Zhupa me tone të ashpra, duke theksuar mungesën e transparencës në financimet publike.

Në qendër të akuzave të saj ishte kreu i KOKSH, Fidel Ylli, të cilin ajo e akuzoi për përfshirje të drejtpërdrejtë në hartimin e ligjit. “Me zë e figurë, në Komisionin e Edukimit, Ylli pranoi se e ka bërë vetë ligjin. Pra, një akt i centralizuar, pa asnjë konsultim publik real”, tha Zhupa, duke e cilësuar këtë si një grusht institucional në sportin shqiptar.

Në nenin 6, shtoi ajo, ligji parashikon financim direkt për KOKSH dhe fondacionet e ngritura nga qeveria, pa kritere të qarta dhe me standarde të dyfishta; një ndarje fondesh që favorizon “organizatat e nënës” dhe diskriminon të tjerat.

Këshilli i arbitrazhit sportiv mbetet në formën dhe mënyrën se si do të organizohet njësoj edhe pas këtyre ndryshimeve që po propozojmë që ndryshon vetëm formën fizike. Pra vetëm se si do të rregjistrohet në gjykatë. Sa i përket mënyrës sesi do zgjidhen juristët në këshillin e arbitrazhit sportiv i përket rregullores e cila miratohet nga asambleja e KOKSH, që përbëhet nga të gjitha federatat”, u përgjigj ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu.

Lini një Përgjigje