Politike28 Prill 2023, 20:23

Debati për posterin, Këlliçi: Janë mërzitur hipokritët sepse do luftoj korrupsionin

Shkruar nga Pamfleti

Debati për posterin, Këlliçi: Janë mërzitur

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka reaguar sërish për posterin që shkaktoi debat. Ai u ndal në njësinë 7 në kryeqytet ku zhvilloi një takim me banorët e fushës së aviacionit.

Ai posteri im i gishtave i ka mërzitur shumë njerëzit…i ka mërzitur shumë që unë i kam nxjerr zemrën qytetarëve, dhe i kam nxjerr gishtin korrupsionit. Janë mërzitur të gjithë hipokritët që jetojnë në Tiranë, që punojnë në Tiranë. Pas datën 14 maj, do zhvilloj një luftë me tolerancë zero ndaj korrupsionit, pa etikë dhe me gishtat ngritur ndaj vjedhjeve në bashkinë e Tiranës”, tha Këlliçi.

Këlliçi, u ndal te angazhimet e tij për Tiranën dhe ripërsëriti premtimin se pas 14 majit, transporti publik do të jetë falas.

Pas 14 majit ua garantoj unë se në autobus do të hipni pa paguar. Do të hipni në autobusa shumë herë më të mirë se këta që janë sot. Pse? Sepse janë paratë, ne nuk jemi të varfër por jemi të vjedhur”, u shpreh Këlliçi.

kellici takime poster