
“Demokratë bashkohuni me ne”, iu drejtua Ervin Salianji nga Foltorja e Durrësit , mbështetësve të Partisë Demokratike, gjatë fjalës së mbajtur në takimin e parë me bazën e partisë.
Salianji tha se vetëm në këtë mënyrë PD do të arrijë të mundë Edi Ramën. Ai tha se demokratët kanë sakrifikuar shumë për Partinë Demokratike, ndërsa solli në vëmendje edhe burgun që ai bëri për këtë parti.
“Unë kam sakrifikuar vetë, kam bërë burgun për Partinë Demokratike”, tha ai, duke shtuar se demokratët janë të lodhur. Në vijim ai theksoi se shqiptarët duan një PD të hapur, ndërsa shtoi se tashmë ka ardhur ora e vendimeve dhe përgjegjësive të mëdha.
“Ky është një moment i rëndësishëm ku çdo fjalë ka peshë dhe çdo diskutim krijon një valë për PD.
Keni dhënë kontribut për PD-në, duke u përballur me një autokraci që kontrollon gjithçka dhe në këmbin nuk keni kërkuar asgjë përveç vëmendjes mungesës.
Sot jemi këtu sepse demokratët janë duke thirrur. Shqipëria është duke thirrur. Dhe thirrjet e tyre as nuk duhet zbukuruar dhe as nuk duhet relativizur.
Këto thirrje janë dhimbje që duhet të rëndojnë në peshën e përgjegjësi të çdo politikani në PD i votuar apo i pa votuar.
Personalisht e kam ndjerë këtë thirrje dhe besoj se përgjigja jonë duhet të jetë e qartë.
PD duhet të përgatitet që të udhëheqë ndryshimin që të gjithë po presin.
Dhe ky ndryshim po fillon nga kjo sallë që po fillon. Nga kjo energji që është e pashtershme, por nuk i jepet mundësia për arsye që gjithsecili prej jush i di”, tha Salianji.
Lini një Përgjigje