TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Dhjetor 2025, 19:01

“Foltorja” në Durrës, Salianji akuza Ramës dhe thumbime Berishës: PD duhet të hapet, ka treguar paaftësi

Shkruar nga Pamfleti

“Foltorja” në Durrës, Salianji akuza Ramës dhe

“Sot Shqipëria nuk po qeveriset, por po plaçkitet”. Kështu iu drejtua Ervin Salianji demokratëve që kishin mbushur sallën në “Foltoren” e Durrësit, e para kjo e një turi takimesh që ai ka paralajmëruar se do të mbajë në të gjithë Shqipërinë.

Anëtari i Kryesisë së PD në fjalimin e tij bëri një gërshetim mes akuzave ndaj Edi Ramës dhe kritikave për funksionimin dhe sjelljen e opozitës.

Salianji foli për lidhjet e Qeverisë me krimin, duke e cilësuar Durrësin si një prej qyteteve ku kjo ëhstë evidente, ndërsa theksoi se Porti i Durrësit është kthyer në han pa porta.

“Kemi një qeveri që nuk ka asnjë ndjeshmëri për qytetarët, por miliardat shkojnë te njerëzit e Edi Ramës”, tha ai.

Ai tha se ky është një moment i rëndësishwm ku çdo fjalë ka peshë dhe çdo diskutim krijon një valë për PD.

"Keni dhënë kontribut për PD-në, duke u përballur me një autokraci që kontrollon gjithçka dhe në këmbin nuk keni kërkuar asgjë përveç vëmendjes mungesës.

Sot jemi këtu sepse demokratët janë duke thirrur. Shqipëria është duke thirrur. Dhe thirrjet e tyre as nuk duhet zbukuruar dhe as nuk duhet relativizur.

Këto thirrje janë dhimbje që duhet të rëndojnë në peshën e përgjegjësi të çdo politikani në PD i votuar apo i pa votuar.

Personalisht e kam ndjerë këtë thirrje dhe besoj se përgjigja jonë duhet të jetë e qartë.

PD duhet të përgatitet që të udhëheqë ndryshimin që të gjithë po presin.

Dhe ky ndryshim po fillon nga kjo sallë që po fillon. Nga kjo energji që është e pashtershme, por nuk i jepet mundësia për arsye që gjithsecili prej jush i di”, tha Salianji.

Sipas tij, demokratët janë të shqetësuar, por askush nuk do të na e falë nëse ne nuk i përgjigjemi në kohë shqetësimeve të tyre.

“Edi Rama përdor mjete të ndyra politike, e ka bërë politikën të papërgjegjshme. Por duhet ta themi hapur, një tjetër shkak është paaftësia e PD për të qenë bindëse, për t’i nxjerrë shqiptarët në kutitë e votimit”, tha Salianji.

Ai tha se zgjedhjet e fundit të pjesshme vendore treguan se Edi Rama, megjithë presionet nuk arriti të nxjerrë më shumë se 15 mijë votues, por akoma më keq ishte për PD-në, e cila nuk arriti të nxjerrë më shumë se 2500 apo 3 mijë votues.

“Ministrat dhe zyrtarë po përballen me drejtësinë, por nuk lëshojnë postet. Por sërish PD nuk po rritet, nuk po arrin të ngrejë shqiptarët në revoltë. Ndaj sot është koha për të folur”, tha Salianji.

Ai tha se PD duhet të dëgjojë demokratët, pasi në të kundërt do të bëjë një gabim të rëndë.

“PD është një vokacion, një pasuri kombëtare, një fuqi e jashtëzakonshme, e cila duhet të hapet dhe ripërtërihet. Freskia sjellë shpresë”, tha ai.

Lini një Përgjigje