Politike14 Qershor 2024, 20:37

"Demokratët Euroatlantikë"; pas vendimit për rekurs, Basha prezanton ndryshimet e reja në logon e PD

Shkruar nga Pamfleti

"Demokratët Euroatlantikë"; pas vendimit për rekurs,

Pas vendimit për rekurs të Gjykatës së Apelit e cila i ktheu logon dhe vulën Sali Berishës, Lulzim Basha ka bërë publik shtesën që i është bërë forcës politike të drejtuar prej tij.

Bashkë me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”, me të cilën u prezantua programi i PD në 1 qershor, siglës së Partisë Demokratike i është shtuar edhe ‘Demokratët Euroatlantikë’. Duke qenë se paralajmëroi parti të re për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme, ‘Demokratët Euroatlantikë’ mund të jetë edhe emri i partisë së re.

Vendimi erdhi menjëherë pas mbledhjes së Kolegjit të kryetarëve.

""DEMOKRATËT EUROATLANTIKË” identifikon tashmë Partinë Demokratike, duke nënvizuar vazhdimin e angazhimeve themelore dhe identitare me të cilat kjo forcë politike ka lindur, si forca e parë properëndimore e pluralizmit shqiptar. Duke mbajtur të qartë edhe një nga dallimet parimore që ishin në qendër të përplasjeve të brendshme që nisën pas shpalljes “non grata” të Sali Berishës dhe pezullimin e këtij të fundit nga grupi parlamentar i PD.

Qëndrim që ka qenë koherent në këto 3 vite, i cili u nënvizua edhe ditën e sotme nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, ku u shpreh se qëndrimi i tyre nuk ka ndryshuar në lidhje me personat e përcaktuar si “non grata”. Në po të njëjtin mesazh, Ambasada e SHBA deklaroi se të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA", u shpreh Basha.

Më herët Lulzim Basha, deklaroi se PD do të bëjë rekurs sepse e konsideron jo të ligjshëm vendimin e Apelit. Më tej ai ka shtuar se demokratët nuk do të tërhiqen dhe se shqiptarët do të kenë alternativën që presin në zgjedhjet e ardhshme.

“PD do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi e konsideron jo të ligjshme vedimin e marrë nga gjykata e apelit. Ka ardhur koha që t’i jepet fund paligjshmërisë 34 vjeçare që mban Shqipërinë peng të një grupi individësh. Në Shqipëri ka ardhur koha të fitojë drejtësia dhe jo padrejtësia”, tha Basha.

 

\"demokratët euroatlantikë\" basha rekurs vendim ndryshime pd