
Analisti Frrok Çupi e ka quajtur tentativë për të manipuluar votën, kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për të mos vendosur logot e partive në fletët e votimit për zgjedhjet e 14 majit.
I ftuar në “Abc News” Çupi tha se edhe mos përfshirja e emrit të Metës në fletën e votimit i leverdis së Sali Berishës, pasi sipas tij, kjo bëhet që demokratëve të mos ju tregohet se po votojnë Metën.
“Kjo është e rrezikshme për PD. Në radhë të parë është e papranueshme se krijohet një konfuzion me logon. Dhe ata që janë me Berishën janë mjeshtra të vjedhjes së votës. E dyta, është se nuk dëshmohet qartë para votuesve të PD se për kë votojnë. Kur ta marrin vesh drejtpërtdrejt se votohet për Ilir Metën do të vënë në pikëpyetje për të. E treta e gjithë lëvizja e Foltores është lëvizje klandestine. PD e ndarë është fshehur prapa simboleve të një partie tjetër. Përsëri është një shkelje e rëndë e demokracisë.
Mungesa e emrit të Metës i leverdis Berishës, pastaj Metës dhe në këtë do të paketojnë sa më shumë vota fiktive. Nëse vazhdon kështu, shumë votues të PD dhe vetë të foltores do të thonë çfarë ndodhi kështu. Manipulohet vota në mënyrën më esenciale. Demokratët nuk duan ta votojnë Ilir Metën. Por kjo është një detyrim, dhunë dhe mashtrim”, u shpreh analisti.
Lini një Përgjigje